HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Partizani firmos me sulmuesin nga Kakarriqi i Lezhës

MERKATO/ Partizani firmos me sulmuesin nga Kakarriqi i Lezhës

Klubi i Partizanit ka bërë një transferim të rëndësishëm në merkato, duke shtuar forcat në repartin e avancuar. Rrok Toma, sulmuesi i talentuar i Shpresave të Shqipërisë, është bërë zyrtarisht pjesë e klubit kryeqytetas.

Djaloshi nga Kakarriqi i Lezhës, i cili spikati në sezonin e kaluar me fanellën e Teutës, ishte në kontakte edhe me Egnatian e po ashtu edhe me Vllazninë. Por në fund ai ka zgjedhur projektin e Partizanit, duke iu bashkuar të kuqve, me të cilët ka firmosur për tre sezonet e ardhshme.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të lojtarit Rrok Toma nga ekipi italian UC AlbinoLeffe. Sulmuesi 21 vjeçar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Toma aktualisht kontingjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do ti bashkohet të kuqve pas impenjimeve me kuqezinjtë në dy testet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments