HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Partizani prezanton edhe pëforcimin më të ri për mesfushën e tij

MERKATO/ Partizani prezanton edhe pëforcimin më të ri për mesfushën e tij

Arafat Doumbia është zyrtarisht lojtar i Partizanit. 20-vjeçari ka firmosur pak çaste më parë me të kuqtë dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi. 

Eksperienca e fundit e Doumbias ishte me CR Belouizdad në Algjeri. Te këto të fundit u transferuan këtë verë Endri Çekiçi dhe Redon Xhixha. Për Partizanin ky është përforcimi i tretë në mesfushë këtë verë, ndërsa më parë janë prezantuar Hjumen dhe Nondi.

NJOFTIMI

Zyrtare

Welcome Arafat Doumbia

FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër mesfushorin premtues nga Bregu i Fildishtë, Arafat Doumbia.

20 vjeçari ka nënshkruar me të kuqtë për 4 sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Pas eksperiencës në kampionatin algjerian me CR Belouizdad, Partizani do të jetë aventura e tij e parë në Europë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments