Agim Zeka mbylli bashkëpunimin me Partizanin pas një sezoni. Të kuqtë njoftuan se palët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën sot.

Kujtojmë se 26-vjeçari fitoi ftesën e Kombëtares duke qenë pjesë e të kuqve. Zeka ka reaguar menjëherë pas zyrtarizimit të largimit.

Postimi i Agim Zekës:

“Faleminderit Partizan!
Pas përfundimit të kontratës sime me FK Partizani, dua të shpreh mirënjohje. Ka qenë një periudhë plot emocione, përgjegjësi dhe krenari për të përfaqësuar këtë fanellë.

Faleminderit Presidences, bashkëlojtarëve dhe sidomos tifozëve të zjarrtë, që e bëjnë këtë klub të veçantë. Suksese gjithmonë, Partizan!”