Walid Jarmouni është larguar zyrtarisht nga klubi i Tiranës. Sulmuesi që shkëlqeu sezonin e kaluar me bardheblutë në Superiore, është transferuar në ekipin e Hassania.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra marokene nëpërmjet një videoje të veçantë ku prezantohet sulmuesi 25-vjeçar.

Pas një sezoni në Kategorinë Superiore, Jarmouni do ta vazhdojë karrierën e tij në Ligën e Parë marokene. Në 33 ndeshje të zhvilluara me Tiranën në kampionat sezonin e kaluar, francezi arriti të shënojë 13 gola.