Partizani i kesaj vere pritet te jete shume “i nxehte” ne merkato. Drejtuesit e tij kane nder mend te zhvillojne nje “revolucion” te vertete ne skuader dhe per momentin po flitet vetem per “spastrime”.

Lojtari i rradhes qe ka njoftuar “divorcin” me te kuqte eshte mbrojtesi David Domgjoni. Ai u afrua si okazion te kryeqytetasit duke qenë lojtar i lirë. Më pas fitoi edhe vendin e titullarit duke u kthyer në lider për skuadrën.

Palët nuk kanë pasur akord për të vazhduar bashkëpunimin, kështu kanë ndarë rrugët. Ky është largimi i dytë zyrtar pas Taipit.

Postimi i plotë

Faleminderit FK Partizani!

Ishte privilegj dhe kenaqesi te isha pjese e ketij ekipi te madh me tifoza te mrekullueshem

Faleminderit presidences,trajnerave dhe gjithe bashklojtareve, ju uroj shum suksese ne te ardhmen.