Nga Endri ÇINARI
Dalëngadalë Vllaznia po zyrtarizon afrimet e reja në skuadër nga dita në ditë. Me shkodranët ashtu siç e kishte paralajmëruar me kohë se do i merrnin gjërat “seriozisht” në fillimin e muajit qershor.
Dhe diçka e tillë është konkretizuar me zyratrizimin e dy futbollistëve si Arsid Kruja dhe Aleksander Kuros. Të dy lojtarët janë afrimet më të fundit të 9 herë kampionëve, të cilët shpejt do pasohen edhe nga Esin Hakaj dhe Artan Jazxhi.
Në këtë mënyrë, trajneri Martini po e ndërton skuadrën e sezonit të ri duke nisur nga reparti i mbrojtjes. Pasi të gjithë futbollistët e lart përmendur i përkasin repartit të prapavijës. Përjashto këtu Krujen i cili mund të aktizohet edhe në pozicione të ndryshme në mesfushë. Kështu Vllaznia fillon “rregullimet” nga reparti më i kritikuar i sezonit të shkuar, ku mbrojtja ishte pika e dobët e shkodranëve.
Tashmë në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit priten akoma të tjerë futbollistë të afruar. Ku me kompletimin e mbrojtjes, fokusi i drejtuesve dhe stafit teknik është afrimi i një futbollisiti në rolin e organizatorit në mesfushë. E po ashtu një sulmues i cili mund të jetë jo vetëm një alternativë për Bekim Balajn.(www.shkodrasport.com)