HomeKRYESOREMerr fund 'telenovela', Van Dijk vendos për të ardhmen

Merr fund ‘telenovela’, Van Dijk vendos për të ardhmen

Tashmë ka marrë fund “telenovela” Virgil Van Dijk në Liverpool. Qendrërbrojtësi holandez ka vendosur që të qëndrojë në kampin e “The Reds” edhe për disa vite të tjera.

33-vjeçari sapo ka rinovuar kontratën e tij të re me Liverpool që do të jetë e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2027.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Kontrata e Van Dijk ishte drejt skadencës në fund të sezonit, por holandezi vendosi të qëndrojë dhe të mbajë shiritin e kapitenit. Paga e Van Dijk do të qëndrojë e njëjtë me atë që kishte në kontratën paraardhëse.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments