Ndeshja mes Vorës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë në Superiore do të luhet në Laç.
Klubi i Vorës, që është pritës në këtë takim, ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, se takimi do të zhvillohet në stadiumin e Laçit.
Kjo përballje do të luhet të dielën e 31 gushtit në orën 17:00. Vora është e detyruar të luajë jashtë, deri sa të përfundojë rikonstruksioni i stadiumit.
Për të dyja ekipet do të kërkohet fitorja e parë, pasi Tirana e nisi me barazim ndaj Bylisit, ndërsa Vora u mposht nga Partizani.