HomeKRYESOREMes shumë kundërshtimesh, Reali del vetëm me një pikë nga 'Pamplona'

Mes shumë kundërshtimesh, Reali del vetëm me një pikë nga ‘Pamplona’

Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Pamplona” ndaj Osasuna-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga. Një ndeshje me shumë polemika dhe kundërshti të mëdha nga “Los Blancos” për mënyrën si arbitrioi Jose Munuera Montero, që me siguri nga sot do jetë “armik” për Real-in. Madrilenët e filluan shumë mirë takimin, duke gjetur golin në minutën e 15-të me Kylian Mbappe, pas asistit të Valverde.

Ndërkohë një episod i çuditshëm ka ndodhur në minutën e 39-të, ku Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq për ankesa ndaj arbitrit kryesor dhe ky i fundit nuk e fali duke e nxjerrë direkt nga fusha. Anglezi kishte bërë më parë një ndërhyrje jo të rregullt dhe i tha diçka arbitrit, dhe mesa duket ky i fundit nuk e fali por i tregoi direkt të kuqin. SHIKO VIDEON

Pak minuta më parë, u ndëshkua për protesta edhe Carlo Ancelotti me karton të verdhë. Po ashtu në minutën e tretë të takimit, Real-i pretendoi për një penallti për prekje topi me dorë brenda zonës, por arbitri Jose Munuera Montero mendoi ndryshe. SHIKO VIDEON

Vendasit barazuan shifrat me Budimir 1-1 në minutën e 58-të, nga pika e bardhë e penalltisë, e cila po ashtu pati kontestime të mëdha nga ekipi i Real-it. SHIKO GOLAT E TAKIMIT

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Real-i del vetëm me një pikë nga përballja me Osasuna-n, duke i bërë një nder të madh Atletico-s dhe Barcelonës. Reali momentalisht kryeson me 51 pikë, Atletico vjen e dyta me 49 pikë dhe Barcelona e treta me 48 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments