Enis Shabani është futbollisti më i ri i HNK Vukovar. Pasi mbylli aventurën e tij në Gjermani me ekipin e dytë të Mainz 05, 22-vjeçari tashmë është transferuar në Kroaci.

Shabani u bashkohet në kampionatin kroat, shqiptarëve të tjerë si Arbër Hoxha apo edhe Adrion Pajaziti.

Ndërkohë që ekipi ku ai do të luajë, Vokovar, militon në elitën e futbollit kroat.

Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar e ka nisur karrierën e tij te Wieseck në Gjermani, për të kaluar te ekipet zinxhir të Mainz. Gjithashtu, Shabani ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare U21.
Tags: