Nga Maringlen ZHIVANI

Futbollisti shkodran Herald Marku do të jetë pjesë e skuadrës së Flamurtarit edhe për edicionin e ardhshëm në Superiore. Ai ka vendosur të luajë edhe një sezon tjetër me vlonjatët.

Mesfushori 28-vjeçar, me një eksperiencë të gjatë në futbollin vendas, por edhe atë të huaj, si ish-futbollist i Vllaznisë, Partizanit dhe Kastriotit, duket se ndihet mirë si pjesë e skuadrës vlonjate dhe duke qenë se edhe klubi e ka në plane, patjetër që ka vendosur të qëndrojë sërish në Vlorë.

Te Flamurtari, ai erdhi nga Rumania, ku edhe ia arriti qëllimit të tij që kishte me këtë ekip, ngjitjen në Superiore.

Marku ka një kontratë dy-vjeçare me Flamurtarin dhe padyshim, drejtuesit e shikojnë mesfushorin shkodran si pjesë të planeve të klubit vlonjat edhe në Superiore, aty ku do të kontribuojë maksimalisht edhe një vit tjetër.(www.shkodrasport.com)