Nga Maringlen ZHIVANI
Mesfushori shkodran, Paulo Pjeshka, ka bërë publike përmes një postimi në rrjetet sociale ndarjen me Flamurtarin pas dy viteve bashkëpunimi.
“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit Flamurtari. Falenderoj për këto 2 vite presidentin, trajnerët, shokët e ekipit dhe tifozërinë vlonjate për mbështetjen. Suksese!” – shkruan Pjeshka në mesazhin e tij falënderues.
Gjatë periudhës që mbrojti ngjyrat kuqezi, Pjeshka ka qenë një ndër lojtarët më të besuar të stafit teknik, duke dhënë kontributin e tij në mesfushën e Flamurtarit. Ndërkohë, tashmë pritet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e futbollistit.