HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMinutat e para kundër Egnatias, te Vllaznia presin me padurim 'shpërthimin' e...

Minutat e para kundër Egnatias, te Vllaznia presin me padurim ‘shpërthimin’ e dyshes ‘K-K’

Nga Endri ÇINARI

Ishin dy afrimet më me bujë ndoshta jo vetëm tek Vllaznia, por në mbarë kampionatin. Me shkodranët që përforcuan rradhët e tyre me elementë që mund të bëjnë diferencën në çdo çast dhe që mund të zgjidhin ndeshjet. Fjala është për dyshen Sherif Kallaku dhe Lirim Kastrati, që më pak se para dy javësh iu bashkuan 9 herë kampionëve të vendit. Me dyshen që kanë një CV për t’u pasur zili dhe tek të cilët kuqeblutë shpresojnë shumë.

Momentalisht të dy futbollistët nuk gëzojnë formën optimale fizike, kjo për shkak të mungesës së stërvitjes. Dhe nisjes së përgatitjeve verore me vonesë si nga ana e sulmuesit dhe po ashtu e fantazistit nga Fushë Kruja. Të dy lojtarët erdhën nga stoli në fitoren e javës së parë të kampionatit në shifrat 2-0 ndaj Egnatias. Ku Kastrati u hodh në fushë në minutën e 58-të në vendin e Muratajt.

E teksa Kallaku zbriti në fushë në minutën e 70-të të duelit, me Gjinin që la lojën për 27-vjeçarin. Të dy lojtarët pavarësisht se u munduan të shfaqin disa nga vlerat e tyre, nuk arritën të bënin diferencën ndaj rrogozhinasve me klasin e tyre. Por, në ndeshjet e rradhës minutat që do i rezervohen dyshes patjetër do jenë më të shumta. Pasi tek shkodranët presin shumë nga kjo dyshe për të cilën është investuar dhe sakrifikuar shumë nga ana e drejtuesve të klubit.

Dhe patjetër Edi Martini kërkon t’i ketë në maksimumin e formës sa më shpejt, të dy lojtarët që konsiderohen pjesë e padiskutueshme e formacionit shkodran.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments