HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMinutat në rritje, dyshja e Vllaznisë pritet në fushë kundër Partizanit

Minutat në rritje, dyshja e Vllaznisë pritet në fushë kundër Partizanit

Nga Endri ÇINARI

Kurioziteti për t’i shikuar në fushë në potencialin dhe formën e tyre më të mirë është i madh tek Vllaznia, por edhe në mbarë Shkodrën për dyshen Lirim Kastrati dhe Sherif Kallaku. Të dy futbollistët cilësohen si dy prej afrimeve më “big” të ekipeve shqiptare në këtë merkato verore. Me dyshen që u afrua në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë në dy javët e fundit të merkatos. Ku dyshja kishte kohë që nuk ishin pjesë e seancave stërvitore dhe patjetër nuk ishin në formën e tyre më të mirë fizike.

Ky pushim i kampionatit patjetër që do shërbejë shumë për rikuperimin e plotë fizik për Kastratin dhe Kallakun. Të cilët dhanë “shkëndijat” e para në ndeshjen e fundit të humbur 3-1 ndaj Dinamos. Ku përveç një traverse të goditur nga Kallaku dhe një shtylle të goditur nga Kastrati ndaj bluve edhe ritmi i dyshes ishte ndryshe nga ai i paraqitur në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Egnatias. Pavarësisht se minutat nuk ishin të shumta për asnjërin dhe ende nuk mund të jepet një “mendim” përfundimtar për formën fizike të Kallakut dhe Kastratit.

Pasi për cilësitë e tyre sportive ka pak dyshime, me Vllazninë dhe trajnerin Martini që kanë shpresa të mëdha se dyshja mund të jenë ata që do udhëheqin kuqeblutë drejt sukseseve. Po ashtu në seancat e fundit stërvitore të zhvilluara gjatë kësaj jave, si fantazisti ashtu edhe sulmuesi nga Kosova janë parë në një formë shumë të mirë e duke bërë diferencën mes shokëve të skuadrës.

Në kthimin e kampionatit fundjavën që vjen kundër Partizanit, ka një probabilitet të madh që si Kastrati ashtu edhe Kallaku të jenë në fushë kundër “demave”. Duke u prezantuar kështu si titullarë me fanellën kuqeblu, pavarësisht se për një vendim të tillë duhet të presim ende edhe disa ditë të tjera.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments