Mirel Josa është trajneri i ri i Bylisit.
Disi në mënyrë të papritur, klubi ballshiot ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me teknikun Gentian Mezani, për të rikthyer në Superiore, Josën.
Pasi mbylli aventurën e tij me Suharekën në Kosovë, tekniku 62-vjeçar i beson kështu projektit të Bylisit. Një “goditje” për ballshiotët të cilët ulin në pankinë një nga trajnerët më të njohur shqiptarë.
Josa ka karrierë të gjatë si trajner, në Shqipëri dhe Kosovë. “Timonieri” 62-vjeçar ka drejtuar ekipe si Tirana, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Skënderbeu, Shkumbini, Prishtina, Kukësi, Besa, Vëllaznimi dhe Suhareka.