HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMjafton një autogol, Elbasani mund 1-0 Flamurtarin

Mjafton një autogol, Elbasani mund 1-0 Flamurtarin

Një autogol i Jose Rodrigies në pjesën e parë ka vulosur fatin e sfidës Elbasani-Flamurtari, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport. Verdheblutë fitojnë 1-0 ndeshjen e parë të kampionatit, ndërsa vlonjatët nisin me humbje rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Një mosmarrëveshje mes portierit vlonjat dhe Jose Rodrigies në fundin e pjesës së parë, ndëshkoi Flamurtarin dhe i dha fitoren skuadrës vendase.

Miqtë u munduan të reagojnë në pjesën e dytë, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Elbasani administron avantazh dhe merr një fitore të çmuar në debutimin sezonal në Abissnet Superiore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments