HomeKRYESOREMori shumë duartrokitje në ndeshjen ndaj Andorrës, Armando Broja reagon për herë...

Mori shumë duartrokitje në ndeshjen ndaj Andorrës, Armando Broja reagon për herë të parë

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të lehtë në “Arenën Kombëtare” mbrëmjen e djeshme. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho triumfuan me rezultatin 3-0 përballë Andorrës.

Një nga protagonistët kryesorë në këtë ndeshje ishte sulmuesi, Armando Broja. Ylli i Shqipërisë dhe Everton shkëlqeu në fushën e lojës, ku performancës së tij i shtoi edhe një asist, të cilin e dha në golin e dytë të shënuar nga Rey Manaj.

Ndërkohë që para pak minutash, Broja ka reaguar në rrjetet sociale. “I lumtur që kthehem”, shkruan 23-vjeçari në rrjetet sociale, duke treguar që është tepër i gëzuar kur luan me Kombëtaren shqiptare./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments