Pretendohen dy 11-metërsha Ka qenë një ndeshje që pati disa episode të dyshimta në fushën e lojës, sidomos për ekipin e Vllaznisë.

Shkodranët pretenduan për të paktën dy 11-metërsha pas ndërhyrjeve në dëm të kapitenit Bekim Balaj, por që nuk u gjykuan si të tilla nga ana e kryesorit. Duhet thënë se kjo ishte një ndeshje ku mungonte sistemi VAR.

Jo më kot, në shumë raste drejtuesit shkodranë patën pretendimet e tyre ndaj gjykimit, duke u ndëshkuar edhe me kartonë si Martini, edhe Sinani.