HomeKRYESOREMuçi largohet nga Beshiktashi, transferohet te ekipi tjetër turk

Muçi largohet nga Beshiktashi, transferohet te ekipi tjetër turk

Ernest Muçi më në fund ka vendosur të largohet nga Beshiktashi. Mediat turke një ditë më parë raportonin se ai kishte insistuar të qëndronte te ky klub, por një ofertë interesante nga një tjetër klub me emër, e ka bërë të ndryshojë mendje.

Sot në Turqi është bërë e ditur se Muçi do të kalojë në formë huazimi nga radhët e Beshiktashit, te Trabzonspori. Klubi i njohur turk, një prej më të mëdhenjve në vend, ka vendosur që të bëjë një afrim në fazën ofensive dhe sheh shqiptarin si lojtarin i cili mund të luajë kryesisht si sulmues i dyti.

Kjo është një mundësi e mirë për Muçin që të tregojë veten, ndaj edhe futbollit mësohet se ka pranuar këtë sfidë të re. Sipas mediave turke, ai pritet që nesër të jetë në Trabzon, për vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin e ri që e ka marrë në huazim, me të drejtën e blerjes përfundimtare në fund të sezonit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments