Nga Endri ÇINARI
Trajneri Edi Martini pritet të bëjë disa ndryshime në formacion në ndeshjen e kthimit ndaj Daugavpils. Tekniku 50-vjeçar tashmë me rikthimin e disa futbollistëve pritet të mos prezantojë të njëjtin formacion siç bëri në Elbasan para një jave. Kështu gjithçka duket se nis nga mbrojtja, ku Jazxhi pritet të jetë titullar, por gjithnjë duke parë gjendjen shëndetësore të durraskut.
Dhe nëse 23-vjeçari do jetë në fushë, në stol pritet të përfundojë Bajrami. Gjithmonë nëse pjesë e repartit të mbrojtjes do jetë Gurishta. Pasi ky i fundit pritet të kthehet në krahun e djathtë dhe në këtë mënyrë do ishte Kruja që do spostoje. Ku shkodrani mund të aktivizohet edhe në mesfushë duke krijuar kështu treshen me Krymin dhe Qaton. Teksa një opsion shumë serioz për mbrojtjen pritet të jetë edhe Elmando Gjini.
Me ish-mbrojtësin e Teutës që vlerësohet shumë për shtatlartësinë e tij dhe kjo është një pikë për të neautralizuar kundërshtarët. Në mesfushë po ashtu pritet të ketë ndryshime pasi Mala duket se do prezantohet nga minuta e parë.
Me prizrenasin që pritet të luajë pas dy sulmueseve Dodaj – Balaj. E ndërsa në pozicionet e tjera nuk pritet të ketë shumë ndryshime, me kuqeblutë që patjetër do prezantojnë një formacion më sulmues për të tentuar përmbysjen dhe kalimin në turin tjetër.(www.shkodrasport.com)