Endri Çinari

Sezoni është mbyllur në Superligën e futbollit tonë që në datën 12 maj. Por pavarësisht pushimeve që po shijojnë futbollistët e elitës në vendin tonë, një vëmendje shkon edhe tek sezoni i ri. Dhe më konkretisht tek përgatitjet për kupat e Europës në verë. Një nga skuadrat që do jetë pjesëmarrëse për sezonin e 5-të rradhazi në Conference League do jetë edhe Vllaznia. Me shkodranët që duken optimistë për kalimin e turit të parë.

Kjo pasi kuqeblutë ndodhen në fazon e favoritëve për turin e parë të Conference League. Dhe kundërshtarët që mund të vihen përballë shkodranëve janë totalisht të kalueshëm. Ku skuadrat më të njohura që mund të vihen përballë 9 herë kampionëve të vendit tonë janë Torpedo Kutasi e Gjeorgjisë, Zeljezniçar i Bosnje Hercegovinës apo edhe SJK i Finlandës

Me grupin tjetër të ekipeve që në letër janë poshtë nivelit të shkodranëve. Megjithatë tek Vllaznia pavarësisht optimizmit për kalimin e turit të parë, s’ka aspak vend për nënvlerësimin e kundërshtarëve. Kjo edhe për shkak të eksperiencave të hidhurave të sezoneve të fundit, ku shkodranët janë eleminuar nga skuadra modeste si Lindfield apo Valur.

Për herë të fundit Vllaznia ka kaluar një tur në Conference League në sezonin 2021-22. Ku përmbysnin në Shkodër në shifrat 3-0 ndaj Siroki Brijeg pasi ishin mposhtur në ndeshjen e parë në Bosnje me rezultatin 3-0.