HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENDODH EDHE KËSHTU/ Skuadra e kategorisë së parë largon 8 futbollistë, trajnerin...

NDODH EDHE KËSHTU/ Skuadra e kategorisë së parë largon 8 futbollistë, trajnerin e portierëve dhe fizioterapistin

Valbona ndodhet në vendin e 11-të dhe nuk ka pasur rezultatet e dëshiruara në Kategorinë e Parë. Mediat bëjnë të ditur se nga klubi tropojan janë larguar 8 lojtarë, fizioterapisti dhe trajneri i portierëve.

Bëhet fjalë për Agustin Mashi, qendërmbrojtës i majtë që mbante edhe shiritin e kapitenit.

Të tjerët janë Forald Hoxha, qendërmbrojtës i djathtë Frenki Lamcce, mbrojtësi i majtë Juxhino Zeqiraj, mesfushori Alvaro Farruku, mesfushori Esmerald Aluku, sulmuesi Kevi Llanaj dhe qendërsulmuesi Jeton Krasniqi.

Lojtarët e larguar kanë deklaruar se janë larguar pasi kanë 4 muaj pa u paguar. Por trajneri i ri e ka përgënjeshtruar duke thënë se i ka larguar se nuk janë të nevojshëm në ekip.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments