“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Kështu “Panorama Sport” mëson se nuk do të ketë gjysmëfinale dhe finale për të vendosur fituesin e kampionatit.

Në anën tjetër, sistemi i “Final Four” do të mbetet, por pëson ndryshim rrënjësor. Kështu në përfundim të 36 javëve do të luhen 6 ndeshje në total. Skuadrave do u përgjysmohen pikët dhe secili prej tyre do të ketë nga tre ndeshje me njëra- tjetrën.

Dhe sërish si në dy edicionet e fundit, përmes “Final Four” do të vendoset fituesi i kampionatit dhe skuadrat që shkojnë në Europë. Sot ishte takimi i parë mes klubeve në FSHF dhe ky ishte përfundimi.