Nga Endri ÇINARI
Një futbollist që po luan në nivelin e tij më të lartë këtë sezon tek Vllaznia është Esat Mala. Mesfushori nga Prizreni është rikthyer në formën e tij më të mirë pas dëmtimit. Duke u shndërruar kështu në një nga elementët më me vlerë të formacionit kuqeblu. Diçka të tillë 26-vjeçari e ka vërtetuar edhe në dy ndeshjet e fundit ndaj kundërshtarëve si Partizani apo Tirana.
Në të dy ndeshjet ndaj ekipeve kryeqytetasve ai ka gjetur golin. Duke u ngjitur kështu në kuotën e 4 golave sezonal deri më tani. Në këtë mënyrë Mala ka barazuar sezonet e tij më të mira përsa i përket shënimit të golave. Respektivisht në sezonet 2018-19 dhe 2020-21 kur mbante veshur fanellën e Partizanit e mbyllte sezonin me 4 gola të shënuar.
Një rekord që patjetër numri 20-të do e kalojë e do e thellojë këtë sezon me Vllazninë. Por jo vetëm golat edhe loja është në nivelin e duhur nga ana e Males. Ai ishte po ashtu asistues në golin e dytë të shënuar nga Balaj në fitoren 3-4 ndaj Tiranës. Një krosim mjaft i bukur nga e djathta gjeti zbuluar sulmuesin, i cili me kokë nuk gaboi përballë Selmanit.
Patjetër që lëndimi nga një tip kaspolle që u hodh nga tifozët e Tiranës, që goditi Malen shqetëson tek Vllaznia. Kjo pasi përveç aspektit njerëzor ku çdo individi i urohet të ketë shëndet të plotë është edhe aspekti sportiv. Pasi Mala është një nga lojtarët më në formë aktualisht në kampionat dhe do ishte një humbje e madhe për Vllazninë nëse do mungonte në ndeshjen e rradhës./www.shkodrasport.com/