Nga Endri ÇINARI

Për të dytin vit rradhazi Bekim Balaj është golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Sulmuesi i Vllaznisë ripërsëriti veten edhe këtë sezon, ku me 17 gola në llogarinë e tij pas 36 javësh, ai u shpall si shënuesi më i mirë i këtij edicioni. Me shtatlartin që po ashtu barazon rekordin e tij personal të edicionit të shkuar, ku po ashtu e mbylli me 17 gola të shënuar.

Forma e 34-vjeçarit ka qenë me të vërtetë e shkëlqyer në periudhën e fundit. Ku pas një “ngërçi” në raportin me golin, shtatlarti është rikthyer në nivelin e tij të zakonshëm. Duke shënuar në vazhdimësi dhe duke treguar një formë të shkëlqyer sportive e po ashtu saktësi para portave kundërshtare. Kështu ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar 4 herë rradhazi në 4 ndeshjet e fundit.

Balaj ka gjetur rrjetat në kampionat kundër Dinamos, Elbasanit dhe Laçit së fundmi. Teksa në mesin e këtyre takimeve ka gjetur edhe golin në kupë kundër Dinamos po ashtu.

Një formë e shkëlqyer e ish-sulmuesit të Rijekas që patjetër “ngroh” të gjithë tek Vllaznia. Ku në prag të ndeshjeve të “final 4”, forma pozitive e Balajt dhe në përgjithësi e skuadrës mbush me optimizëm këdo në kampin kuqeblu.(www.shkodrasport.com)