Sulmuesi brazilian Nejmar ka mbetur jashtë listës së grumbullimit të parë të Brazilit nën drejtimin e Karlo Ançelotit. Por duket qartësisht se sulmuesi kërkon të kthehet në fushë me “seleçao” sa më parë të jetë e mundur.
Kjo duket qartësisht edhe në intervistën që ka dhënë ai për “Disney+” teksa po ndiqte ndeshjen e NBA mes Minesota dhe Oklahoma. “Do ta shihni si do të jetë Kupa e Botës. Mendoj se do të jetë diçka e çmendur, mund të ndryshojë gjërat! Është një e mirë për të gjithë”, tha ai.
Ai është i bindur se spektakli që ofron sporti në SHBA, mund të përshtatet shumë mirë edhe në futboll. “Nuk shkohet në një ndeshje të NBA vetëm për të parë basketboll. Ka spektakël. Ka një pushim dhe njerëzit kërcejnë! Pastaj një pauzë tjetër dhe tifozët hyjnë në fushë të gjuajnë koshin. Para ndeshjes, një i famshëm këndon himnin. Bëjnë gjëra që t’ia vlejë të shkosh”, tha sulmuesi brazilian.
“Nëse marrim këtë si reference, është e mirë edhe për Brazilin. Në futboll luhet për 90 minuta de në pushim nuk ndodh asgjë. Të gjithë shkojnë të flasin në hekurat e rrethimit. Përse të mos bëjmë diçka brenda stadiumit? Diçka të ndryshme! Argëtimi mund të bëhet në shumë forma. Dhe pa i hequr asgjë përqendrimit të njerëzve te sporti”, ishin fjalët e Nejmar.