Shkodra mbetet e veçante per risite qe sjell dhe e tille do te jete edhe ajo e nesermja ne mes veteraneve te Vllaznise dhe atyre te Real Valladolid. Keta te fundit kane nje ekip te rregullt qe merr pjese ne aktivitete te ndryshme, kane pranuar ftesen e shkodraneve per te luajtur kunder tyre ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Do te jete nje miqesore qe pritet te dhuroje shume emocione edhe per te pranishmit qe do te jene ne stadium. Ajo do te startoje ne oren 18:00 dhe ne fushen e lojes tifozet shkodrane do te kene mundesi te shohim edhe emra te tille si Ferid Rragami, Roland Luçi, Ferid Borshi, Hysen Zmijani, Fatbardh Jera, Nikolin Thana, Rudi Vata, Avenir Dani, Armir Grima, Suad Lici, Armando Cungu, Safet Osja, Auron Miloti, Altin Xhahysa etj.
Ato do te perballen me emra te njohur te futbollit spanjoll te cilet kane mberritur sot ne Shkoder dhe do te kene mundesine qe te shijojne edhe bukurite e tij perpos ndeshjes ne stadium.
Drejtuesit e klubit shkodran jane duke bere perpjekje qe ekipin e veteraneve ta mbajne aktiv dhe me te te marrin pjese ne aktivitete te ndryshme. Ne fakt, pritet qe shume shpejt ata te udhetojne drejt Spanjes per t’i kthyer viziten ish- futbollisteve te Real Valladolid, por pas saj pritet te kete miqesore edhe me veterane te ekipeve te tjera.(www.shkodrasport.com)