Daniele Rugani është mbrojtësi i radhës që do të largohet nga Juventusi.

30-vjeçari, 5 herë kampion Italie me bardhezinjtë, do të luajë në Holandë sezonin e ardhshëm.

Ajaxi ka kërkuar shërbimet e tij dhe drejtuesit e Juves kanë pranuar.

Dy klubet kanë rënë dakord për një huazim të pastër deri në qershorin e 2025.

Dhe zyrtarizimi i transferimit të qendërmbrojtësit te “Harkëtarët” e Eredivisie është çështje kohe.

Tani pritet që rekordmenët e futbollit italian të sigurojnë përfundimisht shërbimet e Jean Clair Todibos.

Francezi i Nice në Ligue 1 do të jetë përforcimi i radhës për ekipin e Thiago Mottës.

Me trajnerin e ri që ka ngulmuar për afrimin e qendërmbrojtësit 24-vjeçar.