Ka startuar sot Kategoria e Parë dhe sapo kanë përfunduar 4 takimet e para të javës së parë të këtij kompeticioni. Laçi ka fituar 2-1 në “Redi Maloku” përballë Ilirisë. Sfida që u transmetua në RTSH 2 ka qenë e bukur dhe e luftuar.
Kurbinasit kalojnë të parët në avantazh me Myrtën, por vendasit barazojnë shumë shpejt me Mavangën nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Kalaj shënon golin e fitores për Laçin. Kurbinasit nisin në mënyrën më të mirë kampionatin, duke marrë tre pikë në një fushë të vështirë.
Me fitore nis sezonin edhe Kukësi, që ka mposhtur në shtëpi 2-1 Apoloninë. Trajneri Sedat Pajaziti debuton me fitore në krye të Kukësit përballë ish-skuadrës së tij.
Besa eviton humbjen në minutat e fundit. Kavajasit barazojnë 1-1 përballë Kastriotit në debutim. Ndeshja Luftëtari-Korabi ka përfunduar në barazim 1-1. Gjirokastritët festojnë me një pikë rikthimin në Kategorinë e Parë. Në mbrëmje luhet sfida Skënderbeu-Burreli.