HomeKRYESORENjë ditë pas ditëlindjes, Elseid Hysaj dëmtohet dhe detyrohet të braktisë ndeshjen

Një ditë pas ditëlindjes, Elseid Hysaj dëmtohet dhe detyrohet të braktisë ndeshjen

Elseid Hysaj është dëmtuar në ndeshjen që ekipi i tij Lazio, po luan përballë Cagliarit në transfertë. Sfida momentalisht është 1-2 në favor të lacialëve, teksa Hysaj la fushën kur ndeshja ishte 1-1.

Në minutën e 61’ të sfidës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u zëvendësua për shkak të një dëmtimi të çuditshëm. Në momentin që kontrolloi një top të gjatë, mesa duket Hysaj ka pasur një tërheqje.

Kjo bëri që ai të linte fushën e lojës. Por, shqiptari më herët ishte protagonist në këtë sfidë. Ai asistoi në golin e parë të Lazios, duke dhënë një pasim mjaft të bukur për Zaccagni që më pas dërgoi topin në rrjetë.

Kujtojmë që Elseid Hysaj ditën e djeshme feston 31 vjetorin e lindjes dhe ky përvjetor ka ardhur në një moment të mirë për të sepse situata e tiij ka ndryshuar sepse tashmë ai po luan për Lazion, por për fat të keq ai sot u dëmtua.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments