Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.
Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.
Megjithatë, përgjigja e Ter Stegen ka qenë negative. Ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” për sezonin 2025/26.
Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.
Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.
Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/