HomeKRYESORENjë tjetër sulmues shqiptar drejt Serisë A, Monza nis bisedimet për transferimin...

Një tjetër sulmues shqiptar drejt Serisë A, Monza nis bisedimet për transferimin në janar

Një tjetër sulmues shqiptar mund të bëhet pjesë e Serisë A gjatë merkatos së janarit. Mediat gjermane dhe ato italiane bëjnë të ditur se klubi i Monzës ka piketuar si përforcim për repartin e avancuar Mërgim Berishën.

Futbollisti 26-vjeçar i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, është në pronësi të Hofenhajm por nuk po aktivizohet rregullisht me këtë skuadër si pasojë e telasheve me dëmtimet që ka kaluar në vitet e fundit.

Monza është gati t’i ofrojë atij mundësinë të tregojë talentin në elitën e futbollit italian dhe sipas “Sky Deutchland”, kontaktet mes palëve kanë nisur në këto ditë.

Megjithatë, Berisha ka oferta edhe nga klube të tjera në Gjermani dhe po shqyrton mundësitë që i vihen përpara. Formula e transferimit është ajo e huazimit me të drejtë blerje për lojtarin i cili ka luajtur dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen A të Gjermanisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments