Aleksandër Arnold do të mbajë veshur fanellën me numër 12 në edicionin e ardhshëm. Mbrojtësi më i ri i Realit ka një arsye për të qenë i zhgënjyer, pasi gjithmonë ka mbajtur fanellën me numër 66.
Arnold ishte i detyruar për këtë zgjedhje. Kjo pasi në La Liga, lojtarët e skuadrës së parë janë të detyruar të veshin fanella nga numri 1 deri në 25.
Numrat e tjerë janë për të rinjtë, që nuk bëjnë pjesë në ekipin e parë. Arnold ishte i detyruar për zgjedhjen e tij, pasi dy numrat e vetëm në dispozicion ishin 12 dhe 18.
Kontrata e firmosur me Realin ndërkohë është e vlefshme deri në vitin 2031. Madrilenët shpenzuan 10 milionë euro, për ta afruar nga Liverpuli para Botërorit të klubeve.