HomeKRYESOREOfertë zyrtare te Beshiktashi, Muçi mund të bashkohet me sulmuesin e Kombëtares

Ofertë zyrtare te Beshiktashi, Muçi mund të bashkohet me sulmuesin e Kombëtares

Ernest Muçi mund të huazohet nga Beshiktashi te Rubin Kazan. Klubi rus kërkon në ekip një tjetër sulmues të Kombëtares, pas Mirlind Dakut.

Në Rusi janë treguar disa detaje. Muçit i ofrohet paga 74 mijë euro në muaj, ndërsa në huazim mund të përfshihet edhe mundësia e blerjes së kartonit.

Minutat nuk kanë qenë të shumta për Muçin te Beshiktashi. I kushtëzuar edhe nga dëmtimet në klubin turk, huazimi mund të shikohet si mundësi për më tepër hapësirë.

Lëvizjet e fundit gjithmonë kanë qenë surprizuesë. Kujtojmë se e tillë ishte edhe transferimi i Muçit nga Legia te Beshiktashi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments