HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani fiton sërish nga shitja e Maget, spanjollët paguajnë te 'demat'. Zbulohen...

Partizani fiton sërish nga shitja e Maget, spanjollët paguajnë te ‘demat’. Zbulohen detajet

Maget Gueje vazhdon të kontribuojë për Partizanin, edhe pse tashmë luan në Spanjë me Rejsing Santander. “Panorama Sport” zbulon se marrëveshja mes klubit të kuq dhe spanjollëve për transferimin e lojtarit nga Senegali në gushtin e vitit 2024, nuk përmban vetëm 500 mijë euro.

Kështu Partizani përveç 40% të kartonit të lojtarit përfiton edhe bonuse shtesë të përfshira në kontratë.

Një bonus që po konkretizohet është 100 mijë euro nëse Rejsing përfundon “Segunda Division” në zonën play-off apo edhe 300 mijë euro nëse kjo skuadër mbërrin në La Liga.

Aktualisht Santaderi, duke u renditur në vendin e pestë në kampionat do të luajë fazën play-off. Fillimisht ndaj Mirandes do të jenë dy takime vajtje-ardhje në gjysmëfinale më 8 dhe 12 qershor. Më pas është finalja me skuadrën që do të fitojë nga çifti tjetër Almeria-Oviedo.

(PANORAMA-SPORT.COM)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments