Albion Marku pritet të jetë lojtar i Partizanit për këtë sezon.
“Panorama Sport” mëson se klubi i kuq ka mbyllur marrëveshjen e bujshme, për rikthimin e mbrojtësit të djathtë në kryeqytet.
Marku u kërkua nga disa klube të Superiores, por në fund zgjodhi “demat” për të vazhduar karrierën. Futbollisti me origjinë nga Mirdita ishte si okazion në këtë merkato, të cilin në fund e përfitoi Partizani.
24-vjeçari u aktivizua në edicionin e fundit me Giorin në Hungari. Te Partizani ndërkohë kujtohet për sezonin 2021/22 ku qëndronte si i huazuar dhe numëroi 39 paraqitje.