Partizani ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 me përmbysje në “Elbasan Arena”. Kjo fitore i jep “demave të kuq” përfundimisht vendin e 3-të të renditjes së Superiores.

Nga ana tjetër, dinamovitët pozicionohen në vendin e katërt. Sfida për Dinamon nisi mirë, të cilët kaluan në avantazh falë golit të Dejvi Bregut.

Megjithatë, Partizani arriti të barazojë shifrat në të parën me Malajn. Ndërsa në nisje të pjesës së dytë, “demat e kuq” përmbysën gjithçka me Guxhufin.

Dinamo 1 – 2 Partizani

(Bregu 16’ /  Malaj 37’, Guxhufi 46’)