Plas te Polonia. Robert Lewandowski ka njoftuar zyrtarisht vendimin e tij për t’u larguar nga ekipi kombëtar, pasi trajneri Michal Probierz vendosi t’ia hiqte shiritin e kapitenit dhe t’ia jepte mesfushorit të Interit, Piotr Zielinski.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe humbjen e besimit tek trajneri i ekipit kombëtar polak, kam vendosur të ndaloj së luajturi për Poloninë për sa kohë që ai është trajner”, shkroi sulmuesi i Barcelonës në profilin e tij X. “Shpresoj të jem në gjendje të luaj përsëri për tifozët më të mirë në botë”.
Përçarja midis sulmuesit, i cili luajti më shumë se 150 ndeshje për Poloninë, duke shënuar mbi 80 gola, dhe trajnerit erdhi menjëherë pas njoftimit zyrtar për zgjedhjen e kapitenit të ri. “Me vendim të trajnerit Michal Probierz, Piotr Zieliński është bërë kapiteni i ri i ekipit kombëtar polak”, njoftoi Federata Polake e Futbollit. “Trajneri e ka informuar personalisht Robert Lewandowski-n, të gjithë ekipin dhe stafin stërvitor për vendimin e tij”.
Një pozicion ndaj të cilit Lewa vendosi t’i përgjigjej menjëherë duke e përjashtuar veten vullnetarisht pikërisht kur Polonia është e impenjuar me ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.