Mishel Platini do të bëjë tifo për PSG-në dhe nuk ka dyshime për këtë. Ish-sulmuesi i Juventusit ka folur për mediat në lidhje me finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, por i ka befasuar të gjithë duke thënë se zikaltrit nuk i njeh fare.
“Për të qenë i sinqertë, unë nuk e kam parë Interin që nga finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2010. Nuk di të them se çfarë futbolli bën sepse nuk e njoh. Ajo ka qenë ndeshja e fundit që kam parë. Për Parisin mund të flas sepse është një skuadër që e njoh më mirë dhe luan futboll të bukur.
Është një ekip me cilësi dhe sigurisht që ka shanse për ta fituar këtë Champions. Ka qenë shumë afër”, tha Platini. Ai foli gjithashtu edhe për një rikthim të mundshëm të tijin te skuadra e Juventusit.
“Për të thënë të vërtetën, nuk kam pasur bisedime apo telefonata nga bardhezinjtë, por edhe diçka që më jep nder kur mendojnë për mua”, tha francezi.