Pogradeci e ka nisur me fitore kampionatin duke e fituar ndeshje e pare ne shtepi ndaj Kastriotit me rezultatin 3-1. Nje ndeshje e cila i ka patur brenda te gjitha, gola, raste, kartona te shumte, madje edhe te kuq, por ne fund kane qene liqenoret e drejtuar nga Samuel Nikaj qe kane fituar.

Ne kete menyre ata i kane bere nje nisje shume te mire kampionatit duke u konfirmuar qe ne fillim se do te jene nje skuader me pretendime. Pogradeci ka shenuar shume shpejt me ane te Panadiç ne minuten e 24-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol, por ne minutat shtese te saj do te ishte lojtari vendas Qeleshi qe do te ndeshkohej me karton te kuq nga arbitri Doda.

Ndonese me nje futbollist me pak, vendasit do te arrinin ta administronin si duhet avantazhin, madje ne minuten e 72-te do te shenonte serish, kete here me ane te Pengut. Kater minuta me vone krutanet rihapen ndeshjen me golin e Ajazit, por kjo do te zgjaste vetem pak minuta.

Ne te 86-ten do te ishte Pius qe do te shenonte edhe golin e trete per Pogradecin dhe te fundit te ndeshjes qe u mbyll ne kete menyre me rezultatin 3-1 ne favor te tij. Nje start shume i mire dhe padyshim qe trajneri Nikaj ka mbetur i kenaqur nga loja e zhvilluar dhe mbi te gjitha rezultati i arritur./www.shkodrasport.com/