Pogradeci vijon punen per te ndertuar nje ekip konkurrues per sezonin e ri. Pas ngjitjes ne Kategorine e Pare, edhe kete sezon, stoli iu besua trajnerit shkodran Samuel Nikaj, fale rezultateve pozitive qe ekipi kishte vitin e kaluar.
Nderkohe, sa i takon sezonit te ri, ne Pogradec kane mberritur edhe dy afrimet e rradhes, te cilet pritet te firmosin gjate dites se sotme. Keshtu, Redon Raza dhe Jakov Karabatic jane afrimet me te reja ne ekipin liqenor.
Raza e njeh mire Kategorine e Pare, pasi me heret ka luajtur me Korabin dhe Voren, ndersa Karabatic eshte nje futbollist “gjigand” qe do te luaje ne qender te mbrojtjes. Ai ka nje gjatesi 1.97-m dhe eshte vetem 24-vjec. Karabatic eshte aktivizuar ne Akademite e Lokomotives se Zagrebit dhe Hajdukut te Spilitit.
Gjithashtu, ai ka luajtur edhe tek Vugovar dhe se fundmi ne disa liga gjermane. Raza dhe Karabatic po sterviten prej dy ditesh me trajnerin Samuel Nikaj dhe diten e sotme pritet te hedhin edhe firmat perkatese ne kontrate, per t’u bere pjese e Pogradecit per sezonin e ri.
Maringlen ZHIVANI