Mosdhenia e nje 11-metershi ne favor te Gjermanise ne ndeshjen çerekfinale te “Euro 2024” ndaj Spanjes, per ate prekje te dukshme te topit me dore nga Cucurella, ka shkaktuar shume polemika ne ambjentin sportiv. Kuptohet qe pjestaret e kombetares gjermane jane shume te zhgenjyer nga vendimi i arbitrit anglez Anthony Taylor .
Nga ana tjeter, diskutimet ne lidhje me kete vendim kane qene teme e diskutimit ne çdo studio televizive, perfshi ketu edhe ato te Shqiperise, ne te cilat specialistet perkates kane dhene mendimet e tyre nese vendimi i arbitrit ishte i drejte apo i gabuar. Po çfare mendon Lorenc Jemini, nje nga ish- arbitrat me te njohur te vendit tone? Ja si e shpjegoi ai kete rast:
“Dora ngjitur është vetëm kur je në mur. Je i ndaluar. Në çdo rast tjetër, kur je duke vrapuar, dora lëviz simetrikisht me trupin. Dhe dora këtu poshtë nuk mund të jetë penallti.
Vetëm po të krijojë një kënd 90 gradë, që ti zgjeron volumin e trupit. Ai ishte duke vrapuar dhe dorën duke e mbledhur po e vutë re. Nuk do ishte skandal edhe nëse do të jepej, por do krijonte polemika për dhënien e atij modeli penalltie”.