Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh. “Nëndetësja” ia doli që të fitonte përballë Egnatias me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan në barazim 2-2. Në përfundim të këtij dueli ka folur, presidenti i dinamovitëve, Adrian Bardhi.
“Dinamo është ndërtuar me një grup çunash të mrekullueshëm, me një profesor nga më të mirët si Ilir Daja. Po shikojmë për më tej, për një Dinamo të fortë.
Me ardhjen e profesor Dajës, Dinamo ka mërë një fytyrë tjetër. Ishte ajo që i mungonte Dinamos. Shpresojmë që të bëjmë akoma më mirë. Mendojmë se do ta çojmë përtej këtë rrugëtim.
Kjo ishte një vuajtje që arriti nivelin e vet. Shpresojmë të marrim ogurin tjetër që e kemi këto ditë, të na ndihmojë edhe Zoti. Në Arbanë kemi kompleksin tonë, çdo gjë që i nevojitet ekipit. Në të ardhmen mund të bëjmë gjëra shumë më të mira. Edhe pse ka munguar këto vite, Dinamo është gjithmonë surprizë”, është shprehur Bardhi.