Neser startojne ndeshjeve e Kupave te Europes per ekipet e kampionatit shqiptar dhe me kete rast presidenti i FSHF Armand Duka ka shperndare nje mesazh per ta duke iu uruar suksese ne kete aventure te re. Ja çfare shkruan numri 1 i futbollit shqiptar:

“Dua t’u uroj suksese klubeve tona në kupat e Europës!

Egnatias, që nis e para rrugëtimin në kualifikueset e UEFA Champions League, e për të vijuar me Partizanin dhe Vllazninë në turin e parë të UEFA Conference League, si dhe Dinamo City që do e nisë nga turi i dytë rrugëtimin e saj europian.

Është shumë e rëndësishme për të gjitha klubet, por edhe për futbollin shqiptar, një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, qoftë për financat, qoftë për të treguar nivelin e kampionatit.

Ndaj i inkurajoj të gjitha klubet të bëjnë maksimumin e tyre për të kaluar sa më shumë ture e pse jo për t’u përfaqësuar sërish në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane”.