Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit, foli para ndeshjes që ballshiotët do luajnë me Tiranën. Kapllanaj zbuloi se pritet të ketë dy afrime të tjera në merkato, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të fillojë ndërtimi i një stadiumi të ri.
“Bylisi thuajse është i njëjti ekip, me disa ndryshime të vogla. Sot, ka vetëm një ndryshim nga ekipi i vjetshëm, vetëm portieri. Kanë ardhur 4-5 të rinj, por duan kohën e tyre të ambientohen. Është Bylisi i vjetshëm me disa lëvizje të vogla
Ju e dini mirë që ky kampionat me 4-5 pikë bie nga kategoria dhe 4-5 të tjera shkon në katërshe. Nuk mund ta parashikosh. Do jetë shumë i fortë si kampionat. Garë e fortë, t’ja lëmë fushës, të shohim.
Ne ishim në bisedime me trajnerin Josa, por ishte me pushime. Vendosëm sa të kthehet ai, të vazhdojmë me Gentin. Erdhi në kohën e duhur, ka 1 muaj me ekipi. Mendoj që çdo gjë në kohë. Genti u largua pasi kishte 1 problem familjar, angazhimet me djalin tek Empoli, pasi në të kundërt do ishte akoma. Dhe me propozimin e Gentin, vendosëm për Mirelin dhe mendoj kemi bërë zgjedhjen e duhur dhe jemi të kënaqur.
Duhet të kesh edhe pak fat, lojtarët duan kohën për t’u përshtatur. Presim edhe dy afrime. Mendoj se do i bëjmë këto ditë, pavarësisht se jemi pak vonë, por lojtarët e mirë presin oferta. Fundi i vështirë, po ose të buzëqesh ose të kundërtën, por presim edhe dy lojtarë.
Bylisi është gjithmonë në merkato. Dhe gjatë kohës që nuk është e hapur, ne punojmë për janarin.
Ka shumë lojtarë te Bylisi, që janë të gjithë në treg. Janë 7-8 lojtarë, mos t’u duket çudi që të ketë ikje dhe prurje deri në fund. Çdo gjë mund të ndodhë.
Kemi pasur ndërmend që të bënim disa ndërhyrje, për shkallët e stadiumit dhe dy karshit. Meqë kemi plan nga janari, shpresojmë të kemi bashkëpunim me Ministrinë dhe Federatën, të bëjmë stadium të ri model. Nuk ndërhyjmë, që pas 6 muajsh të prishim sërish. Shpresojmë brenda vitit të fillojmë një stadium të ri. Kemi marrë garanci nga Ministria dhe Federata sepse Bashkia këtu nuk funksionon për asgjë. Shpresojmë të bëjmë një stadium komod dhe me ne si familje, ndoshta stadium edhe më të mirë nga tjerët”, u shpreh Kapllanaj për RTSH.