Pas daljes se drejtorit Sinani per te folur rreth çeshtjes “Gruda” kur ajo ne fakt ende nuk kishte perfunduar, sot ka qene rradha e presidentit Alban Xhaferi per te shpjeguar opinionin publik ne lidhje me ate çfare kishte ndodhur dhe pse lojtari u largua nga Vllaznia duke zgjedhur Egnatian per vazhdimin e karrieres se tij. Ai ka folur për RTSH Shkodra duke e sqaruar njehere e mire çfare ka ndodhur me kete lojtar.
“Kjo eshte nje çeshtje e madhe e cila ne fakt nuk ka shqetesuar opinionin publik por edhe vete klubin Vllaznia. Dua te sqaroj vetem nje fakt. Grudes ne i kemi ofruar nje kontrate me te mire sesa ajo qe i ofron Egnatia, por lojtari tha nje fjale dhe per kete kam deshmitare te gjithe ekipin se nuk mund te rri me ne Shkoder.
Prandaj deklaroi se donte te largohej nga Shkodra. Nuk i di arsyet e tij ne fakt pse veproi keshtu. Ne e kishim marre Ildin ne faze pergatitore ne Slloveni sepse e kishim ne planet tona edhe per sezonin tjeter dhe ishte ne planet e trajnerit per Kupat e Europes. Atij nuk i ka munguar asgje te Vllaznia.
Perkundrazi i kemi dhane shansin dhe e kemi mbajtur gjithnje afer edhe pas demtimeve te shumta qe ka kaluar. Prandaj ende nuk jam ne gjendje ta kuptoj veprimin e tij per t’u larguar ne nje menyre te paprecedente nga ekipi.
I gjithë ekipi është dëshmitar, nuk jam vetëm unë, trajner, drejtori, i gjithë ekipi, që Ildit i jemi lutur për të vazhduar projektin te Vllaznia, sigurisht me kushte më të mira se kishte ofertën tek Egnatia.
Këtu dua të ndalem dhe mos ta vazhdoj më tepër prononcimin se kur lojtari thotë dua të iki nga Shkodra dhe nuk mund të rri në Shkodër, nuk e di arsyen. Atëherë nuk kishim as ne në dorë çfarë mund të bënim më tepër. Kemi edhe një çështje gjyqësore në dyert e Federatës, praktikisht ne e kemi pasur kontratën, është bërë diçka, ka ndodh online, elektronike që nuk ka shkuar një e-mail. Gabimisht ka mbetur në draft, por kjo nuk do të thotë sepse Ildi i kishte gjithë mundësitë dhe shanset për të vazhduar te Vllaznia.
Në lidhje me Egnatian, ka marrë vendimet e saj, për mua është krijuar një precedent i rrezikshëm në kampionatin shqiptar dhe marëdhënënien mes skuadrave. Të merret lojtari, duke e ditur sepse Vllaznia mund të dëmtohet në Kupat e Europës nga ikja e një lojtari të tillë. Ato na kanë premtuar dy ditë përpara që nuk kemi kontakte me lojtarin, nuk kemi interes, por fakti ka treguar të kundërtën, mendoj se është veprim i paprecedentë edhe nga ana e Egnatias. Gjithsesi jeta vazhdon, gjithsecili do i marrë përsipër çfarë ka bërë në jetë”, u shpreh Xhaferi ndër të tjera.