Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, e ka komentuar si një arritje shumë të madhe klasifikimin në finalen për titullin të skuadrës së tij. Ai ka qenë shumë i lumtur pas sfidës me Dinamon, teksa ka komentuar suksesin dramatik të kuqebluve.
“Mendoj që ishte një ndeshje e bukur. Sidomos në pjesën e parë skuadra bëri shumë mirë, pavarësisht se në pjesën e dytë pastaj Dinamo mendoj se bëri lojë më të mirë se ne. Por në fund fitorja na buzëqeshi ne dhe tani jemi gjithmonë te finalja.
Balaj është legjenda e shqiptarëve, jo vetëm e Vllaznisë. Kontributi i Balajt dihet, që në Europian e te Vllaznia, jam krenar për të. Jam krenar për të gjithë djemtë.
Unë do të kisha dashur një finale me stadium të mbushur. Pra i bëj thirrje të gjithë tifozerisë shkodrane që atë ditë të mbushim stadiumin he të rrahin zemrat kuqeblu”, tha Xhaferi për RTSH pas ndeshjes.