Presidenti i Vlllaznise Alban Xhaferi eshte i mendimit se gabimet e konstatuara ne ndeshjen e pare ndaj Daugavpils do te korigjohen te enjten e ardhshme ne Riga dhe skuadra shkodrane do te kualifikohet per me tej. Nje deklarate te tille ai e ka dhene ne emisionin “Max Sport” ku ka qene i ftuar mbremjen e djeshme.
“Ne ndeshjen e pare e pane te gjithe se patem shume raste dhe nese do te shenonim nje gol, do te shenonim edhe te dytin dhe te tretin. Por kjo nuk ndodhi dhe mandej erdhi goli i kundershtarit qe mund ta quaj aksidental. Dua te theksoj edhe qe arbitrimi nuk ishte ai i duhuri ne ndeshjen e pare sepse kemi patur dy raste te pastra per penallti. Ndoshta ky eshte nje problem per te gjithe ekipet shqiptare sepse kur luajne ne Kupat e Europes hasin ne nje arbitrim shume te dobet.
Dhe mbase Federata Shqiptare e Futbollit me forcen e saj duhet te jete pak me shume aktive per t’i mbeshtetur ekipet sepse ne nuk mund te ecim vetem po nuk patem edhe mbeshtetjen e Federates. Ne ndeshjen tone ne Elbasan, munguam perfaqesuesit me te larte te Federates sepse prania e tyre dashje pa dashje do te kishte krijuar nje “presioni” ndaj arbitrave.
Kuptohet qe futbolli ka edhe fatin brenda dhe ate qe se patem ne Elbasan, besoj se do ta kemi ne Riga dhe duke bere nje loje te mire dhe duke nxjerre gabimet nga ndeshja e kaluar, jam i bindur se do te kemi sukses dhe do te kalojme ne turin tjeter. Kam besim tek djemte dhe jemi optimiste per kualifikimin”- eshte shprehur fillimisht Xhaferi.
Por a i mungoi goli i Grudes Vllaznise ne kete ndeshje? Numri 1 i klubit shkodran nuk ka patur shume deshire te merret me me kete çeshtje dhe eshte shprehur: “Kjo eshte çeshtje e ezauruar, nuk me intereson me. Gruda ka marre inisiativat e veta, siç ka marr edhe Egnatia inisiativat e veta, keshtu qe eshte problemi i tyre dhe nuk dua ta komentoj me kete gje. Kjo eshte nje e shkuar per ne”.