Dy ditë më parë ai zyrtarizoi mbylljen e bashkëpunimit me ekipin e Teutës. Një nga lojtarët më të mirë të kësaj skuadre, tashmë është vënë në kërkim të një skuadre tjetër dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë ajo. Në një prononcim të dhënë për mediat, ai është shprehur në këtë mënyrë:
“Pas dy viteve plot emocione, sfida, fitore e sakrifica me Teutën, dua të falënderoj nga zemra çdo njeri brenda këtij klubi.
Lojtarët që u bënë si vëllezër për mua, trajnerët që më besuan dhe më ndihmuan, drejtuesit që më mbështetën në çdo moment, veçanërisht presidenti Edmond Hasanbelliu, si dhe tifozët që na qëndruan pranë me zemër të madhe.
I jam pafundësisht mirënjohës ekipit për çdo kujtim, që do ta mbaj gjithmonë me vete. Tani jam lojtar i lirë dhe gati për sfidën e radhës, me të njëjtën dashuri dhe përkushtim që kam pasur gjithmonë për këtë sport. Faleminderit Teuta, do të mbetesh gjithmonë një pjesë e historisë sime”, shprehet lojtari.