Tema e diskutimeve per skemen e kampionatit te ardhshem te “Abissnet Superiore” ka marre serish vemendjen. Per me teper edhe ngaqe diten e sotme ne Federate eshte zhvilluar nje takim i drejtuesve te ketij institucioni me pjestare te 10 skuadrave pjesmarrese ne kampionat.

Nga sa duket, “Final 4” do te mbetet ne fuqi, por do te kete dy ndryshime qe jane propozuar nga vete Federata. Megjithate edhe klubet kane bere propozimet e tyre dhe konkretisht Vllaznia e ka nje te tille, qe madje e ka bere publik edhe ne faqen e tij zyrtare.

“Në fund të kampionatit të rregullt, pikët të zerohen. Në gjysmëfinale të luhet me skemën: Vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin me sistem vajtje- ardhje, ndërsa finalja të luhet në “Air Albania”.

Vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin me sistem vajtje- ardhje, ndërsa finalja të luhet në “Air Albania”. Me këtë formulë vendi i parë është i favorizuar sepse do të luajë me të katërtin. Në këtë mënyrë, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në stadiumet respektive me sistem vajtje – ardhje”- eshte propozimi i Vllaznise.

Tashme mbetet per t’u pare nese ky propozim do te merret apo jo parasysh, por ne fakt logjika e drejtuesve kuqeblu eshte e drejte sepse nga menyra si po funksionon prej dy vitesh kjo skeme dhe nga çfare po pretendohet serish, ekipet e rretheve jane disi te diskriminuara prandaj luajtja e ndeshjeve gjysmefinale me skemen vajtje- ardhje do te ishte diçka interesante, por edhe qe do te sillte te ardhura financiare.